Lajme
Kosova përfiton 21.5 milionë euro nga Gjermania
Kosova do të përfitojë edhe 21.5 milionë euro nga Gjermania, prej tyre 13.5 milionë janë hua dhe 8 milionë grante
Paratë në fjalë do të investohen në disa sektorë, si infrastrukturë, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, hartimin e reformës së administratës publike, si dhe për themelimin e Fondit për Sigurimin e Depozitave në bankat e Kosovës.
Duke filluar nga ky vit, me këto para do të investohet përmirësimin e rrjetit dhe transmisionit dhe zhvillimin e sektorit të energjisë, themelimin e një qendre të aftësimit profesional, modernizimin e trajnimit dhe sistemit ligjor dhe ngritjen e kapaciteteve për Gjykatën Kushtetuese, si dhe ngritjen e kapaciteteve të Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ndërkaq me 5 milionë euro do të financohet themelimi i Fondit për Sigurimin e Depozitave në bankat e Kosovës.
Mbështetja financiare është zyrtarizuar me nënshkrimin e dy marrëveshjeve që janë arritur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Republikës Federale të Gjermanisë, përkatësisht përfaqësuesve nga KfW Banka për Zhvillim.
Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjeve të reja me Gjermaninë, duke e cilësuar këtë hap si vazhdim të marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes shteteve.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel theksoi se shteti gjerman nuk është i fokusuar që të jetë i pranishëm në Kosovë vetëm në aspektin politik, por të jap mbështetje në të gjitha fushat e jetës, në mënyrë që të ketë zhvillim dhe të përmirësohet jeta e qytetarëve.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












