Sport
Kosova përfundoi garat në Rio
E fundit që garoi ishte atletja Vijona Kryeziu. Ajo ka arritur e fundit në cakun e vrapimit prej 400 metrave në baterinë e katërt. Por koha e arritur në Rio De Zhaneiro ka mjaftuar që Vijona të thyejë rekordin kosovar të vrapimit në këtë disiplinë në konkurrencën e femrave
Garuesit kosovarë të shtunën përfunduan edhe zyrtarisht garat në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Kosova u paraqit me tetë garues, derisa Majlinda Kelmendi arriti medaljen e artë, shkruan albinfo.ch.
Majlinda ishte garuesja më e suksesshme. Ajo fitoi medaljen e artë për Kosovën në pjesëmarrjen e parë. Kelmendi më 2012 kishte garuar për Shqipërinë, por ishte eliminuar në xhiron e dytë.
Garuesit tjerë nuk kishin shumë rezultate të mira, derisa Nora Gjakova garoi e lënduar dhe arriti të kualifikohet një xhiro. Qëndrim Guri, Urata Rama, Musa Hajdari, Rita Zeqiri dhe Lum Zhaveli nuk arritën të bëjnë më shumë, duke u eliminuar herët.
E fundit që garoi ishte atletja Vijona Kryeziu. Atletja kosovare ka arritur e fundit në cakun e vrapimit prej 400 metrave në baterinë e katërt. Por koha e arritur në Rio De Zhaneiro ka mjaftuar që Vijona të thyen rekordin kosovar të vrapimit në këtë disiplinë në konkurrencën e femrave. Ajo për 54.30 sekonda ka vrapuar 400 metra, duke thyer rekordin për 34 të qindtat.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim 20 nga 26 kantone kanë rezultate më të mira se sa pritej, por rritja strukturore e... -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat












