Lajme
Kosova përjashtohet në ndarjen e ambasadave të ish-RSFJ-së
Vendet trashëguese të ish-RSFJ-së kanë arritur marrëveshjen për ndarjen e pronës së ish-përfaqësive diplomatike
Maqedonia sipas marrëveshjes, në fazën e parë nga ndarja ka fituar ambasadën në Kanbera të Australisë si dhe konsullatën në Athinë, njofton INA.
Në këtë ndarje të pasurisë, Kosova është anashkaluar, pasi që ajo ishte pjesë autonome konstituive e federatës, mirëpo sipas kushtetutës ishte në kuadër të Serbisë.
Sipas marrëveshjes së ndarjes, Serbia do ti jap Kroacisë ndërtesën e ambasadës në Vjenë dhe dy apartamente diplomatike në Trst.
Sllovenia përfiton rezidencën në Romë, Konsullatat në Klagenfurt dhe Milano. Bosnjë-Hercegovinë do të përfitojë rezidencën në Budapest dhe shtëpi në Uashington.
Serbia përfiton ambasadën në Pragë si dhe rezidencat në Uashington dhe Otavë.
Ndarja u bë sipas kuotave të marrëveshjes të ish-anëtareve të federatës. Ndarja e sërishme do të bëhet gjatë muajit shtator.
Nga viti i ardhshëm do të fillojë ndarja e pronës në vendet e Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD), me ç`rast do të nisin negociatat për objektet në Afrikë, Azi dhe vendet tjera në botë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











