Lajme
Kosova përkujton 14 vjetorin e çlirimit
Sikur sot, 14 vjet më parë, mijëra forca të NATO-s hynë në Kosovë duke i dhënë fund luftës së përgjakshme dhe represionit serb. Kosova tashmë përshkruhet si tregim suksesi
Në Kosovë sot është ditë pushimi. Qytetarët e shtetit më të ri në botë e festojnë 14 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s, që për 1.7 milion banorët rezident të këtij vendi, shënon fillimin e një epoke të re. Pas 14 vitesh, Kosova nga gjithë bota përshkruhet si storje suksesi.
12 Qershori edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, është konsideruar si Dita e Paqes, që simbolizon çlirimin e vendit nga forcat okupuese të ish-diktatorit serb, Sllobodan Millsheviq. Ky i fundi, vdiq nga burgun Sheveningen të Hagës, në pritje të dënimit për krime dhe gjenocid.
Ndërkaq, “Dita e Paqes” vërehej gjithandej shesheve të kryeqendrës kosovare, me flamuj dhe me aktivitete të ndryshme kulturore.
Për përkujdesjen e sheshit “Nënë Tereza” ishte angazhuar Komuna e Prishtinës, e cila një ditë më parë gjithashtu kishte organizuar koncert me artistët me eminentë të vendit, ndërsa kishte organizuar solemnitet për t’i respektuar figurat më me ndikim të kombit.
Këtë ditë e kanë quajtur të veçantë edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, të cilët uruan popullin për ditën e çlirimit.
Lidershipi kosovar uron për 12 Qershor
Dy nga ata që drejtojnë sot institucionet kosovare, 14 vjet më parë kanë qenë pjesë e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kryeministri Hashim Thaçi ishte drejtues politik, ndërsa kryeparlamentari Jakup Krasniqi, zëdhënës i gueriles shqiptare që gëzoi mbështetjen ndërkombëtare.
Kryeministri Thaçi ka thënë se 12 Qershori, Dita e Paqes, është datë historike e shënimit të kurorëzimit të suksesshëm të luftës çlirimtare dhe në të njëjtën kohë shënon hapjen e kapitullit të paqes.
“Në këtë ditë të shënuar për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, me pietet dhe krenari të lartë kujtojmë luftën dhe sakrificën e të gjithë dëshmorëve të lirisë, heronjve tanë, optimizmin, shpresën dhe rezistencën e gjithë qytetarëve të Kosovës që kontribuan me të gjitha format e qëndresës për Ditën e Paqes, Ditën e Çlirimit të Kosovës”, thuhet në urimin e Thaçit.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm, institucionet dhe qytetarët e Kosovës, sipas tij, shprehin falënderimin e thellë për fushatën e bombardimeve të NATO-s, si intervenimin më të suksesshëm ushtarak dhe humanitar në fund të shekullit XX.
“Katërmbëdhjetë vjet nga Dita e Lirisë, Dita e Paqes, Republika e Kosovës është gjithnjë më e sigurt dhe më afër përmbushjes së kritereve për t’u anëtarësuar në institucionet euroatlantike, në Bashkimin Evropian, NATO dhe OKB”, thuhet në urimin e Thaçit.
12 Qershori, ditë e veçantë e kalendarit historik
Edhe për kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi 12 Qershori është një nga ditët më të shënuara në kalendarin historik të Republikës së Kosovës. Sipas tij, shteti i Kosovës është një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.
“12 Qershori, është një nga ditët më të shënuara në kalendarin historik të Republikës së Kosovës…shteti i Kosovës sot është një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Ajo sot ka miq gjithandej botës”, thekson Krasniqi, sipas të cilit, kjo ditë lidhet shpirtërisht me ish guerilët e UÇK-së dhe NATO-n.
Edhe presidentja kosovare, Atifete Jahjaga thotë se 12 Qershori shënon për të gjithë, për popullin dhe shtetin e Kosovës, fundin e një epoke shumë të rëndë të historisë dhe fillimin e një etape të re, të ndritshme, të jetës e të zhvillimit si shtet dhe shoqëri.
“Dita e Lirisë – 12 Qershori, shënon ditën kur, përfundimisht, iu dha fund shtypjes, politikës hegjemoniste dhe gjenocidit ndaj popullit të Kosovës. Liria u fitua me rezistencën e gjatë të popullit ndaj pushtimit, me luftën e armatosur të UÇK-së, me fushatën ajrore të NATO-s dhe përkrahjen e pakursyer të botës demokratike”, thotë ajo.
Republika e Kosovës, sipas saj, është shtet demokratik i të gjithë qytetarëve të saj, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, dhe promotor i fqinjësisë së mirë, me synim të qartë të anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB.
Ndryshe, 12 Qershori për Kosovën, e ka zanafillën nga vera e viti 1999, kur pas 78 ditë të fushatës ajrore bombarduese mbi forcat serbe, trupat e NATO-s zbarkuan në Kosovë. Ardhja e tyre pasoi Marrëveshje teknike të Kumanovës, ku forcat serbe nënshkruan Kapitullimin.
Kujtime të freskëta për hyrjen e NATO-s
Fillimisht NATO nën strukturën e organizuar (KFOR) numëronte rreth 55,000 ushtarë, paqeruajtës, që vinin nga disa shtete. Ndërsa të parët hyrën në Kosovë kanë qenë forcat elite britanike nën komandën e gjeneralit Mike Jakson, pasuar edhe nga amerikanët, francezët, gjermanët dhe italianët.
Ardhja e NATO-s u prit me brohoritje dhe me gëzim të papërshkueshëm, kujtimet për të cilin akoma janë të freskëta, sepse lufta e përgjakshme kishte lënë pasoja të pashlyeshme në kujtesën e njerëzve, por edhe të botës gjithandej.
Forcat serbe pas largimit lanë pas më shumë se 10 mijë shqiptarë të vrarë, rreth 20 mijë femra të dhunuara, rreth 200 mijë shtëpi të djegura, ndërsa më shumë se 1 milion kosovarë i përzunë nga shpëtim e tyre. Edhe sot e kësaj dite, 2000 persona figurojnë të zhdukur.
Mirëpo, vetëm nëntë vjet pas luftës, deputetët e Kuvendit të Kosovës e shpallën Kosovën vend të pavarur dhe demokratik. Shteti më i ri në Evropë është njohur nga 100 shtete. Ndërsa me shtimin e forcave autoktone të sigurisë, KFOR-i në vijimësi është reduktuar. Aktualisht në Kosovës është një efektiv i paqeruajtësve me rreth 5500 trupa.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes












