Kosova
“Kosova po mbetet pa punëtorë”
Vitin e kaluar ishin larguar 43 mijë e 670 punëtorë
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se mbi 61 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Vitin e kaluar ishin larguar 43 mijë e 670 punëtorë, transmeton albinfo.ch.
Azemi thotë se Kosova po mbetet pa punëtorë, sepse shumë kompani janë drejt mbylljes, e shumë të tjera po punojnë me 50% të kapaciteteve.
Ai shton se po mungojnë punëtorët e kualifikuar dhe se e vetmja rrugë e tyre po shihet largimi nga Kosova.
“Sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 vendin e kanë lëshuar mbi 43 mijë e 670 punëtorë. Vetëm në periudhën janar-qershor të vitit 2022 mbi 61 mijë punëtorë që e kanë lëshuar vendin e tyre të punës. Ne veç kemi mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani punojnë me 50% të kapaciteteve që i kanë. Shumë kompani janë drejt mbylljes në mungesë të punëtorëve. Punëtorë me kualifikime ata po mungojnë. Më e keqja është se orientimi i të kualifikuarve dhe të pakualifikuarve është ikja nga Kosova”, tha Azemi.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029











