Kosova
Kosova po përgatitet për ballafaqimin me Zvicrën
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po vazhdon me përgatitjet për miqësoren e radhës kundër Zvicrës, që zhvillohet të martën.
Në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Alain Giresse ka ndarë futbollistët në dy grupe, ku lojtarët që kanë qenë të angazhuar si titullarë në miqësoren ndaj Burkina Fasos kanë stërvitur pa ngarkesa të mëdha, derisa lojtarët e tjerë kanë punuar me intensitet të plotë, raporton Koha, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë, tashmë për shkak të lëndimit të pësuar para ndeshjes së parë, Elbasan Rashani është rikthyer në Francë. Stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër, “Dardanët” do ta zhvillojnë, të dielën, në orën 10:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa të hënën në mëngjes udhëtojnë drejt Zvicrës.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel











