Lajme
Kosova pranohet në Asociacionin e Ombudspersonëve frankofonë
Institucioni i Avokatit të Popullit është bërë anëtar me të drejta të plota në Asociacionin e Ombudspersonëve dhe Ndërmjetësuesve të Frankofonisë
Në Kongresin e 9-të të Asociacionit të Ombudspersonëve dhe Ndërmjetësuesve të Frankofonisë (AOMF) që u mbajt në Quebec të Kanadasë, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) i Republikës së Kosovës, u pranua anëtar me të drejta të plota në këtë asociacion.
Kërkesa e Avokatit të Popullit të Kosovës për anëtarësim në këtë asociacion, siç thuhet në një njoftim për media, u përcoll përmes raportit të kryetarit të Komitetit të Aderimeve, Marc Betrand, në ditën e tretë të punimeve të këtij Kongresi.
Në pranimin e Kosovës në këtë institucion, sipas njoftimit, ndihmë të jashtëzakonshme ka dhënë Avokati i Popullit i Shqipërisë, Igli Totozani dhe bashkëpunëtorët e tij.
Punimet e kongresit u mbyllën me miratimin e Deklaratës së Quebec-ut e cila bën thirrje për forcimin dhe konsolidimin e institucioneve të ndërmjetësimit (Ombudsmanëve) si promovues të vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
IAP është i vetmi institucion kombëtar për të drejtat e njeriut në Kosovë. Si i tillë, deri më tani është anëtarësuar në Institutin Ndërkombëtar të Ombudsmanëve (IOI), Institutin Evropian të Ombudsmanëve (EOI), Rrjetin Evropian të Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (ENNHRI), Rrjetin e Ombudsmanëve për Fëmijë të Evropës Juglindore (CRONSEE), Deklaratën e Sarajevës për Bashkëpunim Rajonal.
“Anëtarësimi në Asociacionin e Ombudsmanëve dhe Ndërmjetësuesve të Frankofonisë (AOMF) është një hap i radhës në strukturat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përderisa është në pritje të përgjigjes pozitive për anëtarësim në Asociacionin e Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), ku ka aplikuar vitin e kaluar”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












