Lajme
Kosova pranon kopjet e librave amë
Në raundin e dytë të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e zyrtarit të Këshillit, Robert Cooper, është arritur marrëveshje rreth librave amë.
Në takimin e sotëm, në ndërtesën e Këshillit të BE-së delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e zyrtarit të BE-së, Robert Cooper është arritur përparim edhe rreth vulave të doganave të Kosovës, rrymës elektrike në enklavat serbe, si dhe është arritur marrëveshja preliminare rreth regjistrave kadastrale.
Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri ka thënë për RTK-në se gati është arritur marrëveshje rreth librave amë. E pyetur nëse Serbia do t’ia kthejë origjinalet e librave amë Kosovë, Tahiri ka thënë se është pranuar që të merren kopjet, ngase një praktikë e tillë ka qenë gjatë sukcesionit midis Serbisë dhe ish-republikave të Jugosllavisë.
Lidhur me ecurinë e takimit të sotëm pritet të dal me kumtesë edhe BE-ja, ndërsa zyrtarë të saj gjatë ditës kanë njoftuar për mediat se atmosfera në takim edhe kësaj radhe ishte konstruktive dhe se pritet që në këtë dialog të avancohen disa çështje që shkojnë drejt zgjidhjeve të disa problemeve praktike në të mirë të një përmirësimi të jetës së përditshme të njerëzve.
Të dy delegacionit para fillimit të bisedimeve kanë thënë se janë optimistë se do të mund të gjendet zgjidhje për disa çështje.
Pas përfundimit të raundit të dytë, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton është takuar me shefat e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në këtë dialog – Edita Tahiri dhe Borislav Stefanoviq.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












