Kultura
Kosova prezanton për Oscars filmin ‘T’padashtun’
Ky film me skenar dhe regji nga Edon Rizvanolli është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë
Qendra Kinematografike e Kosovës e ka përzgjedhur filmin ‘T’padashtun’ me skenar dhe regji nga Edon Rizvanolli, si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ të Akademisë Oscar.
Filmi “T’padashtun’ ka pasur premierën në Karlovy Vary. Ky film me skenar dhe regji nga Edon Rizvanolli është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Filmi trajton ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën.
“Pas shikimit të filmave konkurrues, për këtë vit, për përfaqësim të Kosovës në Oscar, komiteti selektues shpreh kënaqësinë, si për numrin e filmave, po ashtu edhe për kualitetin artistik të tyre. Të tre filmat, në veçoritë e tyre, sjellin rrëfime filmike, të trajtuara nga perspektiva shumë interesante dhe autoriale.
Megjithatë, me shumicë votash, komiteti u përcaktua për “T’padashtun”, si filmi përfaqësues i Kosovës, për këtë vit në Oscar”, vlerëson komiteti selektues i përbërë nga: Astrit Kabashi, Doruntina Basha, Arben Bajrkataraj, Antoneta Kastrati, Ilire Vinca, Visar Morina, Zymber Kelmendi.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri











