Lajme
Kosova “reklamohet” në CNN
Spoti ka nisur të transmetohet nga dita e hënë, ndërsa me një sekundazhë prej 23 eurosh, Kosovës do t’i kushtojë rreth 1 milon euro
Pas spotit “Kosovo young europeans” që është reklamuar nëpër rrjetet televizive evropiane gjatë vitit 2011, këtët vitit Republika e Kosovës si vendi i të rinjve dhe i bukurive, do të promovohet në kanalin prestigjioz amerikan CNN.
Derisa promovimi i vitit të kaluar kishte për qëllim më shumë internacionalizimin dhe njohjen e Kosovës, sivjet reklama në CNN ka për bazë tërhqjen e investitorëve dhe promovimin e turizmit.
Kohëzgjatja e reklames do të jetë rreth një minut, ndërsa në spotin televiziv me sekuenca të ndryshme paraqiten shumica e vendeve të bukura të Kosovës, përfshirë këtu: Grykën e Rugovës, Ujvarën e Mirushës, qytetin e Prishtinës, Sheshin Nënëa Tereze, lumin Drin, Prizrenin etj.
Reklama në CNN do të transmetohet deri në fund të vitit ndërsa do të emetohet gjatë emisioneve më të shikuara në CNN, siç janë edicionet e lajmeve, Show me Amanpur, etj.
Spoti ka nisur të transmetohet nga kjo javë, ndërsa me një sekundazhë prej 23 eurosh, Republikës së Kosovës do t’i kushtojë rreth 1 milon euro deri në fund të vitit. Në këtët çmim është përfshirë edhe Produksioni i të tri reklamave të ndryshe që është bërë nga “CNN Turner Production”.
Ndryshe gjatë shtatë mujave të ardhshëm, do të jepen tri reklama të ndryshe, shpallja e pavarësisë, turizmi dhe klima e investimeve. Me këtë reklamë Qeveria e Kosovës parashikon të ngritë imazhin në botë.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











