Kosova
Kosova do të përdorë edhe korridorin ajror të Shqipërisë
Gjenerali i KFOR-it në Kosovë, Franco Federici, ka dhënë detaje lidhur me mundësinë që fluturimet civile ajërore drejt Kosovës të kryhen jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga Shqipëria. Ai tha se kjo bëhet e mundur pas realizimit të projektit për zgjerim të pistës dhe instalimit të pajisjeve të reja në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Ju e dini që NATO luan rol shumë të rëndësishëm brenda normalizimit të hapësirës ajrore që nga viti 1999. Pas misionit të suksesshëm të rihapjes së hapësirës së sipërme ajrore për fluturime komerciale që ishte në vitin 2014, NATO u përpoq të gjejë zgjidhje për ngecjen në vetëm një kanali, atë të Maqedonisë së Veriut, për hyrje dhe dalje”, ka thënë ai. Sipas tij, ky ka qenë një proces me shumë pjesëmarrës dhe përmes këtij projekti do ofrohen edhe dy rrugë të reja, nga dhe për në Shqipëri.
“Ky ishte një proces i gjatë që përfshiu shumë pjesëmarrës, NATO, të gjitha vendet e Ballkanit dhe KFOR-i në Kosovë. Kjo situatë që nuk kishte ndryshuar që nga viti 1999, do të ndryshojë në disa ditë përmes kësaj hapjeje të këtyre dy rrugëve të reja, nga dhe për në Shqipëri”, shtoi gjenerali i KFOR-it. Ai potencoi se ky është një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik, pasi do ketë më shumë pasagjerë, turistë dhe kostoja e fluturimit do të jetë më e lirë. Që nga përfundimi i luftës, fluturimet civile që hyjnë e dalin në Kosovë bëhen përmes korridorit ajror nga Maqedonia e Veriut, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha













