Lajme
Kosova shënon 1 Majin me protesta, punëtorët e pakënaqur me kushtet e punës
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve do të shënohet në Kosovë me dy protesta, njëra e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat te Kosovës, kurse protesta tjetër është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Fillimisht Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat të Kosovës ka paraparë të mbajë protestë nga ora 11:00, ku pritet të marrin pjesë udhëheqësit e shoqatave sindikale në komunën e Prishtinës.
Protesta nis nga sheshi “Zahir Pajaziti”, dhe vazhdon deri te objekti i Qeverisë.
Kurse nga ora 12:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mban protestë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në komunikatën e këtyre të fundit thuhet se këtë 1 Maj kthejnë vëmendjen te gjendja e klasës punëtore në Kosovë e përtej, për ta denoncuar sistemin e dhunshëm në të cilën klasa punëtore vazhdon të shtypet e të nëpërkëmbet, si dhe do të e kujtojnë se shpresa e vetme është rezistenca e organizimi.
1 Maji, njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës.
Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.
Është një festë e themeluar në kujtim të martirizimit në sheshin “Haymarket” dhe për të përkujtuar dhe festuar Ditën e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve.
Historia e dhunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1880, tregoi se punëdhënësit do të përdornin arsenalin e tyre, që nga gjykatat, deri të policia. Ndërkohë që vrasjet në një nga sheshet kryesore të Çikagos, treguan se sa shumë ishte përkeqësuar situata. Por, përpjekjet e punëtorëve për ditën 8-orëshe të punës në vitin 1880 treguan vendosmërinë e tyre.
Lëvizja nisi më 1884, kur Federata e Tregut të Organizuar dhe Bashkimi i Punëtorëve (paraardhëse e Federatës Amerikane të Punëtorëve) hartoi rezolutën se “duke nisur nga 1 maji 1886 orari i punës për të gjithë punëtorët duhej të ishte 8-orësh”.
Sot, pothuajse pas 122 vjetësh, 1 Maji festohet në mbarë botën si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve./telegrafi
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë Policia kantonale e St. Gallenit ka arrestuar një burrë 51-vjeçar. Sipas policisë, burri i arrestuar është... -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran










