Kosova
Kosova shënon rënie të infektimeve me Covid, 142 raste të reja
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv
Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 11.130 raste nga 43.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 381 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.817 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.932.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Viti.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













