Lajme
Kosova shton subvencionimin për prodhuesit e manaferrës
Qeveria e Kosovës ka shtuar përkrahjen financiare për kultivuesit e manaferrës, nga formula e bashkëfinancimit 50 me 50, në 65 për qind grande qeveritare, 35 për qind vetëfinancim
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci asistuan të mërkurën në vjeljen e manaferrave në plantacionin e Milaim Morinës në fshatin Loxhë të Komunës së Pejës. Ata premtuan ndihmë institucionale për kultivimin e bimëve të imëta, që kanë qenë deficit prodhues në Kosovë.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka prodhime cilësore dhe fermerë shumë punëtorë, të cilët me përkushtimin e tyre dhe me përkrahjen institucionale kanë filluar t’i zgjerojnë edhe plantacionet me pemë.
Ndërsa, ministri Stavileci, tha se edhe kjo vizitë e përbashkët me presidenten e vendit është si pjesë e javës së promovimit të prodhimtarisë së bimëve të imëta, e cila është organizuar bashkërisht me programin e USAID-it “Mundësitë e Reja për Bujqësi”.
“Ne kemi programe të veçanta mbështetëse për prodhimtarinë e pemëve të imëta që nga viti 2010 e këndej dhe kemi rezultate shumë të mira në prodhim. Kjo prodhimtari përkrahet në masë të madhe edhe nga USAID-i dhe, gjithashtu, ne edhe këtë vit kemi përgatitur grante për kultivuesit e këtyre frutave”, deklaroi ministri Stavileci.
Qeveria e Kosovës, sivjet, sipas tij, ka shtuar edhe përkrahjen financiare, nga formula e bashkëfinancimit 50 me 50 për qind, në grantet e prodhimit tash janë 65 për qind nga Ministria e Bujqësisë dhe 35 për qind me vetëfinancim.
Ndryshe, panairi dhjetëditor i manaferrës, mjedrës dhe dredhëzës vjeshtore, i cili po vazhdon të jetë i hapur në sheshin “Nëna Terezë”, do të mbyllet më 23 gusht 2013.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












