Kosova
Kosova synon hartimin e modelit të Irlandës së Veriut për arsim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves dhe Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, pati një drekë pune me një grup ekspertësh nga Irlanda Veriore dhe Kosova të cilët me punën e tyre kontribuojnë në fushën e ndërtimit të paqes përmes arsimit.
Profesorë e hulumtues të Universitetit të Mbretëreshës në Belfast (Queen’s University in Belfast) dhe përfaqësues të Autoritetit të Arsimit në Irlandën Veriore, në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, po realizojnë seminar pune me komunitetet shkollore të kësaj komune për të hulumtuar potencialin e bashkëpunimit të sistemeve të ndara arsimore. Bazuar në praktikat e mira të intervenimeve arsimore në Irlandën Veriore dhe një numër vendesh të tjera me histori konflikti, ekipi i përbërë nga Dr. Edona Maloku, Prof. Joanne Hughes, Prof. Tony Gallagher, Prof. Ruth Leitch, Dr. Gavin Duffy, z. Paul Close dhe z. Seamus Bradley, me përkrahjen e drejtpërdrejtë të Kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, synojnë që me fasilitimin e këtyre sesioneve me mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave të komuniteteve të ndryshme në Kamenicë të përpilojnë bazën e nismës intervenuese të njohur si Modeli i Arsimit të Përbashkët, thuhet në njoftim.
Origjina e Arsimit të Përbashkët nis nga Irlanda Veriore ku për disa dekada janë provuar modele të ndryshme arsimore që kanë shënjestruar promovimin e pajtimit, nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe rritjen e kohezionit social. Si nismë e integruar tashmë në sistemin arsimor të Irlandës Veriore, Arsimi i Përbashkët ofron mundësi për ndërveprim të fëmijëve dhe të rinjve, të cilët përndryshe nuk kanë mundësi për të ndërvepruar, që të socializohen me bashkëmoshatarë të grupeve të ndryshme nëpërmjet kontaktit të rregullt dhe të qëllimshëm të bazuar në kurrikulë.
Ky model gjithashtu u mundëson fëmijëve, të rinjve dhe mësimdhënësve/edukatorëve për të krijuar marrëdhënie afatgjata dhe miqësi të cilat shpesh i kapërcejnë kufijtë tradicionalë dhe për të ndërtuar lidhje të forta, mbështetëse dhe të ndërvarura ndërmjet shkollave që marrin pjesë, familjeve dhe komuniteteve të cilave ato u shërbejnë.
Në shkurt të këtij viti, në kuadër të një vizite në Irlandën Veriore, kryeministri kishte vizituar shkollën Nettlefield në Belfast, për të parë nga afër dhe në praktikë zbatimin e modelit të Arsimit të Përbashkët (Shared Education). Përmes këtij modeli, i cili gjen aplikim në rreth 900 shkolla në Irlandën Veriore, nxënës të komuniteteve të ndryshme kanë mundësi që së bashku të mësojnë dhe ndërveprojnë në aktivitete të ndryshme që përfshijnë sportin, artin dhe shkencën. Seminaret që po realizohen në Kamenicë janë fryt i kësaj vizite.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











