Lajme
Kosova vë kushte për veturat e vjetra
Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi ka nxjerr një Udhëzimin Administrativ me të cilin i menaxhon automjetet e vjetra
Qeveria e Kosovës u ka vënë “sanksione” të gjitha ata qytetarë që në mënyrë jashtëligjshme kanë shitur apo blerë vetura të vjetra dhe i kanë deponuar në skaj të rrugëve. Këto “fosile” konsiderohen të rrezikshme për ambientin, prandaj ministri i Mjedisit, Dardan Gashi ka nxjerr një Udhëzimin administrativ për menaxhimin e tyre. “Ky udhëzim ka për qëllim arritjen e nivelit të lartë të ripërdorimit, riciklimit dhe formave tjera të përpunimit të automjeteve mbeturinë, krijimin e sistemit të grumbullimit, transportit dhe trajtimit, si dhe caktimin e kushteve të përshtatshme për magazinimin e tyre”, thuhet në një njoftim të MMPH-s.
Udhëzimi, siç thuhet në njoftim, aplikohet për automjetet e çregjistruara në përputhje me rregulloret përkatëse, automjetet të cilave nuk u është bërë kontrolli i rregullt teknik për më shumë se gjashtë muaj dhe janë parkuar në prona publike ose janë lënë të braktisura. “Ky udhëzim aplikohet edhe në automjetet të cilat nuk mund të identifikohen, nga mungesa e regjistrimit ose numra tjerë identifikues dhe automjetet e aksidentuar të mbetura jashtë përdorimit. Po ashtu Udhëzimi përcakton edhe lokacionin e grumbullit të automjeteve mbeturinë”, thuhet më tej në njoftim. Udhëzimi i ministrit Gashi, po ashtu pamundëson shitjen në treg të automjeteve që përmbajnë plumb, merkur, krom dhe kadmium. Ndërsa komunat e Kosovë, sipas këtij udhëzimi, janë të detyruara që brenda gjashtë muajve, t’i harmonizojnë rregulloret e tyre, ndërsa operatorët ekonomik kanë afat prej tre muajsh të fillojnë zbatimin e dispozitave të këtij udhëzimi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











