Kultura
Kosova e cakton Ditën e Pastrimit të Botës për 157 shtete
Me datën 21 shtator do të organizohet Dita e Pastrimit të Botës.
Për vitet 2019 dhe 2020, Kosova ka caktuar datën 21 shtator, si Dita e Pastrimit të Botës. Kjo fushatë globale kundër mbeturinave do të koordinohet nga Kosova, përkatësisht nga ekipi i organizatës “Let’s Do It Kosova”.
Kjo ditë do të organizohet në më shumë se 157 shtete të ndryshme të botës, shumica prej të cilave janë pjesë e Lëvizjes Globale “Let’s Do It World”, e cila ka bazën në Estoni.
Aktivitetet e 21 shtatorit, në Prishtinë, fillojnë në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, për të vazhduar me aktivitetet e pastrimit edhe në komunat e tjera, si: Prizren, Lipjan, Rahovec, Podujevë, Pejë, Drenas, Deçan, Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Malishevë, Istog, Junik, Hani i Elezit, Klinë, Mitrovicë, Skenderaj, Viti e të tjera, shkruan RadioK4.
“Let’s Do It Kosova” ka ftuar të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në aksionet e pastrimit që organizohen në Kosovë, në mënyrë që të kontribuojnë për një vend më të pastër.
Dita e Pastrimit të Botës organizohet me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve për ndotjen masive që po shkakton hedhja e pakontrolluar e mbeturinave vend e pavend.
Këtë vit, kjo ditë përkon me Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Andaj, sipas organizatorëve, një botë e pastër është sinonimi më i mirë për një botë paqësore, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale











