Lajme
Kosova, „vetëm“ edhe 164 kushte për liberalizim të vizave
Luftimi i korrupsionit është identifikuar si kushti kryesor që duhet ta përmbushë Kosova, në kompensim të heqjes së vizave.
Ka kaluar një vit nga afati që kishte dhënë kryeministri Thaçi për të filluar lëvizja pa viza e qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen. Ai kishte premtuar që kjo do të ndodhte brenda 15 muajve të mandatit aktual të qeverisë që drejton. E Qeveria e tij akoma nuk ka përmbushur edhe 164 veprime, me të cilat i kushtëzohet Kosovës liberalizimi i vizave, shkruan Koha ditore.
Veprimet janë të shpërndara në pesë blloqe, ndërsa 66 sosh janë paraparë të ndërmerren në fushën e sigurisë dhe të rendit publik. Të gjitha është paraparë të përmbushen brenda 2013-s.
Luftimi i korrupsionit është identifikuar për të gjitha hallkat, si kushti kryesor që duhet ta përmbushë Kosova, në kompensim të heqjes së vizave.
Është paraparë të hartohen ligje të reja e të ndryshohen dhe të plotësohen ligje në fuqi, të hartohen shumë akte nënligjore, të ndërmerren aktivitete hetimore kundër korrupsionit, të përgatiten statistika që vërtetojnë përkushtimin për ta luftuar këtë praktikë, por edhe të bëhen trajnime për të ngritur vetëdijen kundër korrupsionit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










