Lajme
Kosovarët, në vendin e tretë në botë për kërkim të azilit?!
Për shkak të mosnjohjes nga OKB, Kosova nuk trajtohet si një vend i pavarur dhe ajo futet në kuadër të kërkesave që vijnë nga Serbia
Kosova është në vendin e tretë në botë në kërkesat e saj për azil politik, pas Afganistanit dhe Kinës, ndërsa pas Kosovës në vendin e katërt dhe pestë mbesin Iraku dhe Irani.
Në 44 vende të industrializura, nga këto pesë vende janë bërë 55 mijë kërkesa për azil, ndërsa në vendet ku më së shumti kërkohet azil politik prijnë SHBA, që pasohen nga Franca, Gjermania, Suedia dhe Britania e Madhe., thuhet në një njoftim të RTK-së.
Vetëm në pjesën e parë të viti 2011 thuhet se nga Kosova dhe Serbia ka pasur 10,300 kërkesa për azil. Për shkak të mosnjohjes nga Kombet e Bashkuara, Kosova nuk trajtohet si një vend i pavarur dhe ajo futet në kuadër të kërkesave që vijnë nga Serbia (rezoluta 1244) mirëpo këtu sqarohet se katër nga pesë kërkesat për azil në gjashtë muajt e parë kanë qenë nga kosovarët ose mbi tetë mijë.
Në Francë për shembull, numri më i madh i azilkërkuesve në gjashtë muajt e parë të këtij viti është shënuar nga Kosova, rreth 2,300. Një e katërta e të gjithë azilkërkuesve në Gjermani dhe një e treta e atyre në Suedi kanë qenë nga Kosova.
Proporcioni i këtyre azilantëve që vijnë nga Kosova më i larti është në Francë, rreth 87 për qind, në Belgjikë, 57 për qind, në Gjermani 28 për qind dhe në Suedi 37 për qind, thuhet në shënimet që jep Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











