Integrimi
Kosovarët nga Munihu, kampionë në “Botërorin e vogël të futbollit”
Kjo festë futbolli të dielën kishte vërtet karakter të një kampionati botëror të futbollistëve amatorë. Kjo për faktin se shumica e ekipeve përbëheshin nga migrantët, disa edhe nga refugjatët. Disa ekipe përfaqësojnë vetëm një vend të prejardhjes sikur Nigeria (nga Shtutgarti) ose Kosova (Munihu) dhe Guinea (Hagen)
Gjatë kohës sa në Francë po zhvillohet Kampionati Evropian i Futbollit, në Frankfurt, 12 ekipe futbolli nga e gjithë Gjermania i kanë matur forcat në “Kupën e Kombeve” siç quhet ky “kampionat i vogël botëror” i futbollit amator, shkruan fnp.media. Dhe, këtë “botëror të vogël” e ka fituar klubi i përbërë nga futbollistë kosovarë me emrin “No to Racism” (Jo racizmit) nga Munihu.
“Kupa e Kombeve” në kompleksin sportiv Riederwald të Frankfurtit ishte një premierë, transmeton albinfo.ch. Për herë të parë janë takuar 12 ekipe nga e gjithë Gjermania për të zgjedhur një fitues në mesin e garuesve që futbollin e kanë hobi.
Dhe, kjo festë futbolli të dielën kishte vërtet karakter të një kampionati botëror të futbollistëve amatorë. Kjo për faktin se shumica e ekipeve përbëheshin nga migrantët, disa edhe nga refugjatët. Disa ekipe përfaqësojnë vetëm një vend të prejardhjes sikur Nigeria (nga Shtutgarti) ose Kosova (Munihu) dhe Guinea (Hagen).
Kupa e Kombeve dëshiron të dallohet nga turnirët tjerë të migrantëve, përcjell albinfo.ch. “Ka pothuajse në secilin qytet turnirë të ekipeve afrikane, por që afrikanët të luajnë kundër ballkanasve, nuk ka pasur deri tash”, thotë Leis, nga organizatori ZaMedia.
Za-Media disa muaj para Evropianit 2016 u është drejtuar shoqatave të ndryshme nga e gjithë Gjermania. Interesimi i madh i tyre ka mundësuar që të zhvilloheshin gjashtë turnirë parakualifikues në qytete të ndryshme, në të cilët kanë marrë pjesë nga 6 deri 8 ekipe.
Dy ekipet më të mira të secilit turnir janë kualifikuar për finalen që është mbajtur të dielën në Frankfurt. Ato kanë ardhur nga Hamburgu, Munihu, Passau dhe Berlini dhe kanë luajtur miqësisht mes vete, transmeton albinfo.ch. Së bashku pastaj edhe kanë festuar në fushë futbollistët dhe familjarët e tyre para se të shikonin po ashtu bashkërisht në televizor futbollistët profesionistë në Euro 2016.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












