Kosova
Kosovarët, në vendin e 29-të në botë në Raportin e Lumturisë
Kosovarët renditen në vendin e 29-të në Raportin e Lumturisë, i publikuar sot, përcjell albinfo.ch.
Referuar këtij raporti, të rinjtë në Kosovë janë më të lumtur se grupmosha më e vjetër.
Te grumposha nën 30 vjet, kosovarët zënë vendin e 23-të si më të lumturit në botë. Ndërsa te grumposha mbi 60 vjet, kosovarët bien në vendin e 39-të si më të lumturit në botë.
Në Raportin e Lumturisë për periudhën 2021-2023, kosovarët del të jenë ngritur në ranglistën e lumturisë.
Finlandezët zënë vendin e parë si më të lumturit në botë. Pas tyre janë danezët e islandezët. Suedezët dhe izraelitët kompletojnë top-pesëshen.
Afganët janë populli më i palumtur në botë. Libani, Lesoto, Sierra-Leone dhe Kongo e pasojnë.
Raporti është publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë. Ky raport mbledh të dhëna nga anketat në më shumë se 140 shtete. Ato rangohen bazuar në vlerësimin e jetës që e bëjnë njerëzit në tre vjetët paraprake, në këtë rast nga 2021 deri më 2023.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar










