Tematike
Kosovarët, të dytët me shtim pas gjermanëve
Popullata e huaj është rritur më shumë se sa ajo e vendit. Ajo është shtuar për 4.3% ose 56.930 gjithsej, duke bërë kështu 22.4% të të gjithë banorëve në kanton
Në fund të vitit 2012 në kantonin Thurgau kanë jetuar 254.500 banorë, gjë që është për 1.6 për qind ose 3890 veta më shumë se një vit më parë. Më së shumti është rritur popullsia në qarkun e Kreuzlingenit, gjithsej 2% ose për 2200 veta.
Popullata e huaj është rritur më shumë se sa ajo e vendit. Ajo është shtuar për 4.3% ose 56.930 gjithsej, duke bërë kështu 22.4% të të gjithë banorëve në kanton.
Më të shumtët nga të huajt në kantonin Thurgau janë gjermanët, 19.220 veta, ose për 7 për qind më shumë se një vit më parë. Rritja, shprehur me numra, është për 1270 më shumë, ose pesë herë më shumë se s te kosovarët. Në vendin e dytë për shtimin e popullatës së huaj vijnë shtetasit e Kosovës, (plus 250) dhe ata të Portugalisë (plus 220).
Ndërkaq popullata me pasaportë zviceranë është rritur për 0.8%, ose 1530 njerëz më shumë në krahasim me një vit më parë.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime










