Integrimi
Kosovarët të dytët, pas turqve, për pajisje me pasaportën gjermane
Në vitin 2016, turqit, me 2948 "të gjermanizuar" kanë qenë në krye të listës së të huajve që kanë fituar shtetësinë gjermane. Në vendin e dytë janë shtetasit e Kosovës, me 1470 të natyralizuar
Në landin gjerman Baden Württemberg për herë të parë organizohet një pritje në nivel qeveritar për shtetasit e rinj gjermanë. Të premen, ministri i brendshën Thomas Strobl do të presë 300 të huaj të cilët rishtas kanë marrë nënshtetësinë gjermane, shkruan badischezeitung.de. Me këtë veprim, qeveria dëshiron të vë në dukje rëndësinë që ka natyralizimi i të huajve për landin dhe për Gjermaninë.
Gjatë vitit 2016 ka pasur një rritje të lehtë të numrit të të natyralizuarve në këtë republikë: janë regjistruar 17791, nga 17546 që kanë qenë një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Është kurioze të shihet se numri i qytetarëve të Britanisë së Madhe që kanë fituar pasaportën gjermane në këtë land, gjatë vitit 2016 është pesëfishuar në krahasim me vitin 2015.
Gjermanë «me letra» janë bërë gjatë vitit të kaluar njerëz nga 140 shtete të ndryshme, rreth 60 për qind të tyre kanë fituar dyshtetësinë.
Sikurse është bërë e zakonshme prej shumë vitesh, edhe në vitin 2016, turqit, me 2948 “të gjermanizuar” kanë qenë bindshëm në krye të listës së të huajve që kanë fituar shtetësinë gjermane. Në vendin e dytë janë shtetasit e Kosovës, me 1470 të natyralizuar ndërsa pas tyre, me 1013 sish, vijnë rumunët. Nëse përjashtohen irakianët dhe iranianët, 15 vendet e prejardhjes me numrin më të madh të natyralizimeve, janë në Evropë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












