Lajme
Kosovarët, të sëmurë nga hipertensioni
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Again thotë se sëmundja e hipertensionit e cila përfshin 77 për qind të popullatës e ka vënë në vendin e parë problematikën e kësaj sëmundjeje
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Kosovë rreth 77 për qind e popullsisë vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni). Kjo sëmundje njihet si sëmundje e heshtur, e cila po të mos kontrollohet, shkakton sulm në zemër apo goditje në tru.
Naser Ramadani, drejtor i këtij instituti tregon për faktorët që ndikojnë në rritjen e shtypjes së gjakut. Në botë gjatë vitit vdesin 9 milionë njerëz si pasojë e shtypjes së lartë të gjakut.
“Sa i përket sëmundjes nga hipertensioni del se popullata jonë në bazë të hulumtimit, vuan në 77 për qind nga hipertensioni. Faktorët kryesor janë se po ndryshon stili i të jetuarit, mënyra e të ushqyerit, duke e pasur parasysh se këta faktorë të rrezikut, siç janë ushqimi i yndyrshëm, përdorimi i duhanit dhe alkoolit, etj” , shprehet Ramadani.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Again thotë për Radion Evropa e Lirë se sëmundja e hipertensionit e cila përfshin 77 për qind të popullatës e ka vënë në vendin e parë problematikën e kësaj sëmundjeje dhe, sipas tij, i jep një peshë të veçantë dhe një tërësi të madhe në shëndetin publik dhe klinik.
“Strategjia e ballafaqimit me këtë sëmundje është strategji gjithëpërfshirëse ku MSH-ja dhe gjithë partnerët relevant e kanë hartuar një strategji gjithëpërfshirëse të ballafaqimit, që nënkupton parandalimin e kësaj sëmundjeje”.
“Ndalimi i plotë i duhanit në vendet publike që është miratuar në Kuvend, do të thotë edhe më shumë aktivitet, ushqim më i shëndetshëm, matja më e shpeshtë e tensionit dhe trajtimi në rastet kur është zhvilluar, pra në këtë drejtim kemi bërë hapa ku tashmë kanë filluar edhe operacionet e zemrës brenda QKUK-së”, shprehet Agani.
Në vitin 2008, sipas OBSH-së, 1 miliard persona kanë vuajtur nga hipertensioni apo një në çdo të tretin të rritur mbi 25 vjeç vuan nga hipertensioni. Kështu bën të ditur Skender Syla, udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











