E-Diaspora
Kosovarët, të tretët për marrje të pasaportës gjermane
Të parët janë turqit, me 18% nga numri i përgjithshëm. Në vendin e dytë janë polakët me 6 për qind dhe menjëherë pas tyre vijnë kosovarët me afër 5%
Gjatë vitit të kaluar në landin Nordrhein-Westfalen janë natyralizuar (kanë marrë pasaportën gjermane) 27.027 të huaj. Kjo shifër është për 1.7 për qind më e madhe se ajo e një viti më parë, bën të ditur zyra e statistikave e këtij landi.
Është hera e parë që pas vitit 2012 është shënuar sërish një rritje e numrit të natyralizimeve, shkruan generalanzeiger.deNë vitin e përmendur kishin qenë 30.282 persona.
Ajo që bie veçanërisht në sy në statistikën e vitit 2016 është rritja e madhe e numrit të britanikëve që kanë marrë nënshtetësinë gjermane në Nordrhein Westfalen, transmeton albinfo.ch. Ndonëse ata sërish nuk janë në kreun e listës së të huajve të natyralizuar, numri i britanikëve që gjatë vitit 2016 janë bërë gjermanë është pesëfishuar: nga 132 sa kanë qenë në vitin 2015, janë bërë 684. Kjo rritje duket të jetë njëra ndër pasojat e Brexit-it.
Ndryshe, numrin më të madh të të huajve që kanë marrë pasaportë gjermane vitin që shkoi e përbëjnë turqit, gjithsej 5052, gjegjësisht 18% nga numri i përgjithshëm. Në vendin e dytë janë polakët me 6 për qind dhe menjëherë pas tyre vijnë kosovarët të cilët përbëjnë afër 5% të numrit të gjithmbarshëm të të huajve që gjatë vitit 2016 janë bërë shtetas gjermanë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit Përballë mungesës së personelit të kualifikuar, Parlamenti i Zvicrës ka miratuar rikthimin në shërbim të ish-ushtarëve.... -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë”










