Integrimi
Kosovarëve u refuzohet pasaporta, kanë aplikuar pa kryefamiljarin
Votuesve u ka penguar përse gruaja dhe fëmijët e kanë bërë kërkesën pa kryefamiljarin. Ata kanë kërkuar që familja duhet të natyralizohet e plotë dhe jo veç e veç
Të martën që shkoi, Asambleja Komunale e Dintikonit, fshat në kantonin Aargau, duke vendosur rreth dhënies së shtetësisë zvicerane shtetasve të huaj, nga tetë kërkesa sa ishin gjithsej i kishte miratuar shtatë dhe e kishte hedhur poshtë vetëm njërën. Siç merret vesh ndërkohë, kërkesa e hedhur poshtë ka qenë e një familjeje nga Kosova. Në të vërtetë nëna me dy fëmijë, pasi që i kishin plotësuar kriteret formale bazë për të marrë pasaportën e Zvicrës, e kishin bërë kërkesën përkatëse. Ndërsa për kryefamiljarin, babanë e fëmijëve kjo kërkesë nuk ishte bërë fare.
Fakti se kosovarëve u është refuzuar kërkesa me një shumicë të madhe kundër është simptomatik. Por, siç shprehet kryetari i komunës për aargauerzeitung, në këtë rast nuk ka vend për spekulime lidhur e motive politike. Sipas tij, popullata e komunës “dëshiron të shohë interesimin e të huajve për t`u integruar” në jetën shoqërore të fshatit ku jetojnë. Dhe këtë nuk e kishin parë te familja në fjalë.
Megjithatë, shkas për refuzim ka qenë diçka tjetër: gruaja që e ka bërë kërkesën për natyralizim, jeton në Dintikon nga viti 2008 dhe i kishte plotësuar kushtet për të fituar shtetësinë. Mirëpo bashkëshorti i saj kishte “ngelur në provim”. Arsyet nuk bëhen të ditura pasi që është obligim ligjor mbrojtja e personalitetit të personit në fjalë. Votuesve u ka penguar përse megjithatë gruaja dhe fëmijët e kanë bërë kërkesën pa kryefamiljarin. Ata kanë kërkuar që një familje duhet të natyralizohet e plotë dhe jo anëtarët e saj veç e veç, shkruan portali.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











