Shkurt.ch
Kosovari dënohet për abuzim ndaj vajzës së tij
Një kosovar rreth pesëdhejtëvjeçar, është dënuar nga instance e dytë e Gjykatës kantonale në Porrentruy, me 4 vjet e gjysmë burg, i dyshuar se ka keqtrajtuar në mënyrë të përsëritur, vajzën e tij të mitur.
Ngjarjet kishin ndodhur në periudhën prej vitit 2002 deri më 2005, në kohën kur viktima ka qenë në moshën midis 11 dhe 14-vjeçare. I dënuari është arrestuar menjëherë, pas shqiptimit të vendimit nga Gjykata, të martën.
Gjykata Penale ka vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes së tij për në Kosovë, me vendlindjen e tij, me të cilën Gjykata mendon se edhe përpos se ai është me shtetësi zvicerane,, mund të ketë ruajtur lidhjet. Në të njëjtën kohë, në lojë është edhe siguria e vajzës së tij, tashmë 19-vjeçare, ka deklaruar të mërkurën daktilografi gjyqësor për mediat zvicerane.
Kosovari, i cili pas instancës së parë ishte lënë i lirë, do të duhet ta marrë përsipër shumën prej 20.000 frangave zvicerane që duhet t’ia paguajë vajzës së tij si kompensim, si dhe të gjitha shpenzimet gjyqësore.
Gjatë seancës së parë gjyqësore, ai ishte dënuar me pesë vjet burg, ndërsa në mungesë të fakteve për një rast keqtrajtimi, atij i ishte reduktuar dënimi në katër vjet e gjysmë.
Vajza kishte ngritur padi ndaj prindit të saj, qysh në moshën 11-vjeçare, ndërsa kosovari ka të drejtë për ankesë ndaj vendimit në një afat prej tetë ditësh.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











