Tematike
Kosovari, i njohur si “ambasadori” akuzohet për falsifikim pasaportash
Shefqet H. sipas prokurorisë, u ka mundësuar klientëve që paguanin, të hyjnë në Gjermani ose të qëndrojnë në Republikën Federale për periudha shumë më të gjata
Një shtetas kosovar i moshës 65 vjeçare akuzohet se ka falsifikuar vulat e pasaportave për njerëz nga qarqet e tregtisë me drogë. Ai akuzohet po ashtu se ka sjellë njerëz në Gjermani ilegalisht për vite me radhë, shkruan haz.de.
Prokurori publik i Hanoverit kërkon ta sjellë Shefqet H. alias “ambasadorin” në gjykatë.
Shefqet H., si i pandehur kryesor është arrestuar në Schneverdingen në fund të qershorit 2020, transmeton albinfo.ch. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia federale pati zbuluar punëtorinë e falsifikimit të 65-vjeçarit.
Shefqet H. sipas prokurorisë, u ka mundësuar klientëve që paguanin, të hyjnë në Gjermani ose të qëndrojnë në Republikën Federale për periudha shumë më të gjata. Shumë prej tyre, duket se janë nga kryeqyteti i landit dhe zona përreth e Hanoverit.
Sipas zëdhënësit të gjykatës së qarkut, kosovari i akuzuar ka “përdorur një vulë të kontrollit të pasaportës të punuar profesionalisht”.
Kryesisht shqiptarët kanë qenë ata që kanë shfrytëzuar shërbimet e tij, përcjell albinfo.ch. 65-vjeçarin madhe e quanin “Ambasador” në qarqet përkatëse.
Zyra e prokurorit publik e ngarkon H. me 22 akte kundërligjore. Sipas zyrës ai ishte aktiv nga viti 2017 deri në arrestimin e tij gjashtë muaj më parë.
Sipas aktakuzës, 65-vjeçari ka fituar 23,000 euro, çmimet për vulat fillonin nga 500 euro.
Të bashkëpandehurit Hagen W. (57) dhe Marco K. (48) akuzohen se kanë ndihmuar 65-vjeçarin në vitin 2019 për të hartuar dhe krijuar shabllone.
Shefqet U., është zbuluar vetëm pasi inspektorët në një moment zbuluan se vulat e pasportave ishin të vjetruara: “Disa nga këto nuk përdoren më nga autoritetet e vërteta”.
Hetimet e mëtejshme, në kuadër të operacionit të gjerë, përfundimisht çuan te 65-vjeçari që po drejtonte një punëtori falsifikimi Schneverdingen Heidekreis, transmeton albinfo.ch. Gjatë kontrollit, policia federale u ndesh me vula, dokumente regjistrimi automjetesh dhe dokumente të tjera të zbrazëta.
Data e gjykimit për “ambasadorin” dhe bashkëpunëtorët e tij në gjykatën rajonale nuk është caktuar ende.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













