E-Diaspora
Kosovari i vjedh 710 mijë franga firmës ku punon: i bën “rrush e kumbulla” në bixhoz
Fajin për vjedhjen e kësaj shume kaq të madhe e ka varësia e të riut ndaj lojërave të fatit. Ai ka punuar në një kompani sigurimesh shëndetësore e cila e ka përzënë nga puna pikërisht sot një vit
Një ndihmëstrajner në një klub futbolli të Bazelit, shqiptar me prejardhje ka përvetësuar pa të drejtë një shumë prej 700 mijë frangash nga punëdhënësi i tij, një bashkësi e madhe sigurimesh. Sot në një gjykatë në Bazel, ai është dënuar me 20 muaj me kusht për një kohë provuese prej dy vitesh, shkruan tvbasel.ch. Por, ai po ashtu duhet të paguajë të gjithë shumën e përvetësuar pa të drejtë. Ndërsa kjo, me ratat prej 500 frangash në muaj, i bie që të paguajë edhe 120 vitet e ardhshme! Veç kësaj, kosovari 27 vjeçar duhet të paguajë 7000 franga për shpenzimet e hetimeve dhe 2000 të tjera për shpenzimet e gjykimit.
Fajin për vjedhjen e kësaj shume kaq të madhe e ka varësia e të riut ndaj lojërave të fatit, transmeton albinfo.ch. Ai ka punuar në një kompani sigurimesh shëndetësore e cila e ka përzënë nga puna pikërisht sot një vit (11 maj 2016) pasi ka konstatuar se ai e ka “lehtësuar” për plot 710 mijë franga. Ai “ka shfrytëzuar në mënyrë të paturpshme aftësitë e tij në fushën financiare” thuhet në tekstin e vendimit gjyqësor, transmeton albinfo.ch. Më tutje aty thuhet se kosovari ka përpiluar fatura të rrejshme pesëshifrore (mbi 10 mijë franga secila) për fondin e sigurimit shëndetësor për të cilin punonte. Ato i adresonte te të afërm dhe të njohur të tij të cilët ishin të siguruar në fondin e njëjtë. Ata pastaj ia jepnin atij pjesën më të madhe të parave të përfituara në këtë mënyrë.
Me këto shuma parash ai ka larë borxhet e varësisë nga bixhozi dhe ka financuar stilin e tij luksoz të jetës. Kur tashmë gjithçka u zbulua, 27 vjeçari u paraqit vetë para Prokurorisë Shtetërore, përcjell albinfo.ch. Por pasi që në fillim ai kishte kundërshtuar çdo përfshirje në vepër, ai ishte marrë në paraburgim dhe kishte qëndruar 38 ditë aty. Vetëm më vonë ai është treguar kooperativ.
Në ditën kur i është shqiptuar dënimi, ai ka treguar pendimin e tij para gjyqit: “Më vjen keq për atë çfarë kam bërë dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë më”. Ai tash shkon rregullisht në një terapi për varësinë e tij nga bixhozi dhe tashmë ka gjetur punë në një autoshkollë. Edhe martesa e ka mbijetuar krizën, thotë ai.
Prokuroria, krahas tij ka paditur edhe shtatë të tjerë si bashkëpunëtorë të tij, një numër i të cilëve tashmë kanë marrë dënimet etyre.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












