E-Diaspora
Kosovari: Nuk doja ta vrisja boshnjakun: revolja është shkrepur pa dashje
Sipas avokatit të kosovarit, vetë sjellja e tij pas krimit flet vet në të mirë të klientit të tij. Pra ai është paraqitur në polici dhe ka pranuar aktin e kryer
Lajmi për kosovarin i cili të dielën ka vrarë një boshnjak në Vjenë dhe është dorëzuar vetë në polici, për të cilin ka shkruar edhe albinfo.ch. vazhdon të jetë aktual edhe sot. Siç shkruajnë mediat austriake, personi 26 vjeçar me rastin e marrjes në pyetje ka thënë se nuk ka pasur qëllim ta vriste viktimën. “Unë kam dashur vetëm ta godisja me revole në kokë por papritmas revolja ka shkrepur”, shkruan orf.at.
Sipas një dëshmitari, dorasi dhe viktima kishin qenë së bashku në kafen “Blanco” ku kishin biseduar miqësisht dhe pa probleme. Por vetëm pasi kanë dalë nga lokali, ka shpërthyer zënka mes tyre. Ai beson se shkak për këtë konflikt ka qenë një femër që kanë njohur të dy. Sipas tij, ka qenë boshnjaku ai që e ka goditur me shuplakë kosovarin, transmeton albinfo.ch. Po ashtu ai ia ka drejtuar atij dozën e sprejit por nuk ja ka qëlluar. Si reaksion, kosovari i cili ka punuar si truproje në një diskotekë e ka goditur me revole por revolja është shkrepur dhe ka ndodhur vrasja.
Sipas avokatit të kosovarit, vetë sjellja e tij pas krimit flet vet në të mirë të klientit të tij. Pra ai është paraqitur në polici dhe ka pranuar aktin e kryer. Veç kësaj shenjat e lëndimeve të pësuara në fytyrë tregojnë se ai ka qenë i sulmuar. Për më tepër, policia ka alarmuar autoambulancën pasi që kosvari ankohej nga dhembjet në kokë, si pasojë e goditjeve me grushte që kishte pësuar.
Sidoqoftë, prokuroria po i zhvillon hetimet për vrasje të rëndë. Lidhur me caktimin e paraburgimit do tëevndosë Gjykata e Landit të Vjenës, të mërkurën.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon disa fluturime Swiss International Airlines (SWISS) ka anuluar disa fluturime si masë paraprake për shkak të stuhisë së... -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana












