E-Diaspora
Kosovari pa letra po “shëtiste” nëpër tunel: Bllokohet autostrada!
Hyrja jugore e një tuneli në njërën nga autostradat e Austrisë është dashur të mbahej e bllokuar për rreth 20 minuta! Kjo ka ndodhur dje (e hënë) paradite për faj të një këmbësori kosovar që kishte guxuar të “shëtiste” nëpër tunel, diçka që ndodh tepër rrallë.
Një shofer automobili e kishte alarmuar policinë për atë që kishte parë në tunel.
Kosovari 31 vjeçar është kapur nga policia dhe ka shpëtuar pa lëndime, shkruan orf.at. Por, duket se ai nuk do t`i shpëtojë dënimit, transmeton albinfo.ch. Ai është arrestuar për faktin se po qëndronte në Austri në mënyrë ilegale. Policët e kishin zënë derisa ai po përpiqej të fshihej në kabinën për telefonime emergjente në tunel.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit












