E-Diaspora
Kosovari plagos me thikë partneren e tij, nënën e dy fëmijëve të përbashkët
Sipas policisë, aty ka ndodhur edhe një e shtënë me armë, që mendohet të jetë shkrepur nga një pistoletë frikësuese
Në paraditen e sotme në Linz të Austrisë, një shtetas 35 vjeçar i Kosovës ka therur me thikë partneren e tij dhe pastaj është arratisur. Ai ka me vete një pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kopshtit të fëmijëve ku janë të vendosur edhe fëmijët e tij, shkruajnë mediet austriake.
Policia është mobilizuar në ndjekje të tij.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 11.15 në një shitore në një lagje të qytetit Linz, transmeton albinfo.ch. Kosovari ka goditur me thikë partneren e tij, nënë e dy fëmijëve, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda. Ndërsa sipas policisë, aty ka ndodhur edhe një e shtënë me armë, që mendohet të jetë shkrepur nga një pistoletë frikësuese.
Pastaj, 35 vjeçari ka marrë makinën e partneres së tij dhe ka ikur nga vendi i krimit. Policia e ka rrethuar kopështin e fëmijëve të cilin e frekuentojnë edhe fëmijët e kosovarit. Ndjekja po vazhdon.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën












