Shkurt.ch
Kosovarja keqtrajton rëndë foshnjën sepse ajo “qante shumë”
Para gjyqit kishte thënë se foshnja "qante gjatë gjithë kohës" dhe kjo ishte "arsyeja" për keqtrajtimin e saj
Një nënë e re kosovare, me qëndrim në Austri qe dënuar në muajin shkurt të këtij viti për keqtrajtimin e rëndë të foshnjës së saj, njërës nga dy binaket disamuajshe. Dënimi që i kishte shqiptuar atë kohë ghjykata e landit e Salzburgut të Austrisë ishte 5 muaj me kusht. Por, këtë të hënë asaj iu reduktua ky dënim, në tre muaj me kusht.
Përmes hedhjes, shtrëngimit dhe tundjeve të shumta nga e ëma, Lea e vogël kishte pësuar trandje të shumëfishtë të trurit, thyerje të krahëve dhe të këmbëve si dhe një frakturë të brinjve.
Me gjithë lëndimet serioze të shkaktuara të bijës, gjykata ia ka zbutur dënimin nënës së re, shkruan “Salzburger Nachrichten”. Si arsye për zbutjen ajo ka paraqitur faktin se duke qenë në moshën e re, 24 vjeçare që rriste dy binjake të vogla ka pasur mbingarkesë të cilës nuk ka pasur mundësi t`i përballonte.
Kosovarja në gjykimin e parë kishte pranuar se sidomos Lea atëbotë “qante e klithte gjatë gjithë kohës” dhe këtë e kishte paraqitur si “arsye”. Ndërkohë, nëna e re, e cila ka edhe një djalë më të madh, i ishte nënshtruar një psikoterapie ndërsa binjaket prej kohësh jetojnë në një familje tjetër.
Gjatë procesit të parë të gjykimit, lidhur me arsyet e keqtrajtimit të foshnjës ishin marrë në pyetje edhe prindërit e nënës dhe babai i fëmijëve. Ata kishin mohuar të kishi keqtrajtuar Lean dhe, në mungesë faktesh qenë shpallur të pafajshëm.
E-Diaspora
-
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë Tragjedia në Austri: Viktimat nga Kosova sot përcillen për në banesën e fundit... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër












