Lajme
Kosovarja mund të dëbohet nga Austria, arsyeja: Banesa e vogël!
Për shkak të banesës së vogël, kosovares Leona D. i është mohuar leja e qëndrimit në Austri. Ndonëse e martuar me austriak më të cilën ka edhe një vajzë, ajo mund të dëbohet nga Austria për në Kosovë, njofton albinfo.at
Leona D. (Emrat janë të ndryshuar) nuk mund të pajtohet më atë që i ka ndodhur. Prej gjashtë vjetësh ajo është e martuar me Max D. nga Vjena. Tre vjet më parë çifti solli në jetë vajzën Emma. “Emma shkon në çerdhe këtu, flet perfekt gjermanisht. Edhe unë kam njohur shumë miq dhe kam gjetur punë. Pjesën e mbetur të jetës sime do të dëshiroja ta kaloja në Austri”, tha për heute.at kosovarja 23-vjeçare.
Por jo gjithçka po shkon si duhet. Gjykata Administrative në Vjenë ia ka mohuar Leonës lejen e qëndrimit. Arsyeja duket e çuditshme, transmeton albinfo.at. “Ne jetojmë në një banesë, e cila i përket vjehrrit tim. Ai më shumë dëshirë na ka dhënë banesën në dispozicion. Banesa është 73,88 metra katrorë, por duket të jetë e vogël, po ashtu bashkëshorti im ka rrogë të vogël dhe fiton shumë pak”, ka shtuar Leona.
„Austriakët e dëbuar nga Austria”
Si drejtues (shofer) i makinerive të ndërtimit, 25-vjeçari Max D. merr 1.800 euro rrogë neto (14 herë në vit). Babai i tij u ka dhënë atyre të drejtën për të jetuar në atë banesë. “Vendimi sipas të drejtës ligjore është i pakuptimshëm”, thotë avokati i njohur shqiptar në Vjenë, Mirsad Musliu, i cili është përfaqësues dhe mbrojtës i të drejtave të kësaj familjeje. “Në këtë rast, i bie de facto që austriakët të dëbohen nga Austria, kjo nuk mund të ndodhë”, thotë ai. Juristi shqiptar vazhdon tutje: “Meqenëse fëmija është një shtetase austriake, nëna nuk mund të dëbohet, që do të thotë se vajza, e cila është e lidhur ngushtë me nënën, gjithashtu do të duhej të largohej nga Austria”.
Sipas avokatit Musliu, atëherë edhe Max D. i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me bashkëshorten e tij, nëse dëshiron të vazhdojë jetën me bashkëshorten dhe vajzën e tij, po u dashka të shpërngulet për të jetuar në Kosovë. Dhe kjo është e papranueshme.
Në anën tjetër, artikulli i postuar në faqen e Facebook-ut të portalit heute.at, ka marrë komente të shumta, përcjell albinfo.at. Shumica e komentuesve deklarohen të habitur me këtë vendim. Por siç shkruajnë ata, banesa prej 73 metrave katrorë dhe të ardhurat prej 1.800 euro neto, janë të mjaftueshme për një familje treanëtarëshe. Edhe pse shumica ndiejnë keqardhje për rastin, ata shkruajnë se mund të jenë arsye të tjera shtesë që kanë bërë që autoritetet austriake të marrin këtë vendim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











