Koronavirusi: çast pas çasti
Kosovë: 17 të shëruar dhe 9 raste të reja me koronavirus
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 17 të shëruar dhe 9 raste të reja me koronavirus.
Nga data 08 shkurt deri më 29 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 7.180 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 799 raste, ndërsa gjithsej 22 raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 249 raste.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së
SHTATËMBËDHJETË TË SHËRUAR DHE NËNTË RASTE ME COVID-19!
Sot, më 29 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tetë (9) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren), Komuna e Malishevës: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Lladrovc),
dhe nga 1 rast vendbanimet: Sallagrazhdë-Suharekë dhe Rahovec.
Sot më 29 prill 2020, janë shëruar edhe shtatëmbëdhjetë (17) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e katërdhjetë e nëntë (249) raste.
Nga data 08 shkurt deri më 29 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.180 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e nëntëdhjetë e nëntë (799) raste, ndërsa gjithsej njëzet (22) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 29 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.188.596 raste të COVID-19 dhe 225.615 raste të vdekjes.
QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO JUA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË T’JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











