Lajme
Kosovë: 187 raste të reja dhe gjashtë viktima me COVID-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 187 raste pozitive me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën gjashtë pacientë, shkruan albinfo.ch.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 92 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime.
Ndërsa janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640.
Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












