Kosova
Kosovë: 720 infeksione dhe 11 vdekje, në 24 orët e fundit
Është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1.599 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 720 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 31.215 raste nga 123.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 860 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 469 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 18.347 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.008.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste, Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg













