Kosova
Kosovë: Arrestohet gruaja që dyshohet se vodhi dy çanta në Vjenë
Akuzohet se vodhi dy çanta në Vjenë
Raportohet se një grua është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari” nën dyshimin për vjedhje, përcjell albinfo.ch.
Referuar njoftimit nga Policia, zyrtarët kufitarë të aeroportit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarën shqiptare, me shtetësi austriake, pasi që e njëjta në aeroportin e Vjenës dyshohet se ka marrë dy çanta që nuk ishin pronë e saj.
Pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës, e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ndaj të dyshuarës së arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











