Kosova
Kosovë: Asnjë rast i konfirmuar me virusin HMPV
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia tha se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Metapneumovirusin Njerëzor (HMPV) në Kosovë.
Megjithatë, ai shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet derisa theksoi se nuk ka nevojë për panik nga ana e qytetarëve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë udhëzime lidhur me Metapneumovirusin Njerëzor, pas një rritje të mundshme të rasteve në disa rajone.
IKSHPK në bashkëpunim me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka ndarë informacione bazike me qytetarët me qëllim që të jenë të informuar dhe të rrisin masat e kujdesit parandalues.
Sipas IKSHPK-së, HMPV ka më shumë gjasa të përhapet nga personi i infektuar tek të tjerët përmes: pikave gjatë kollitjes dhe teshtitjes, kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve, prekja e objekteve ose sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.
IKSHPK ka thënë se simptomat përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe fishkëllimë.
“Shumica e rasteve të HMPV janë të lehta, me simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm. Patogjenët respiratorë, përfshirë gripin sezonal, RSV dhe HMPV, mund të paraqesin rreziqe për personat më të ndjeshëm, përfshirë fëmijët e vegjël, personat me imunitet të dobësuar dhe të moshuarit”, është thënë në njoftim/KP
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën













