Lajme
Kosovë, blini BMW për 300 euro
Komuna e Deçanit ka nxjerr në ankand rreth 40 vetura të konfiskuara me një çmim simbolik që sillet prej 150 deri 800 euro
Në një ankand të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në Kosovë, thuhet se Komuna e Deçanit që drejtohet nga Rasim Selmanaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur t’i qes në shitjet 40 veturat e konfiskuara, me një çmim simbolik që sillet prej 150 deri 800 euro.
Këto vetura siç është bërë e ditur nga gazeta Fjala, janë të përdorura dhe nuk kanë farë dokumente.
“Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e Automjeteve të konfiskuara nga kompania për bartje të automjeteve përmes ofertave publike të mbyllura. Automjetet shiten në kushte “siç janë, ku janë” dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në këtë njoftim.
Ofertat për t’i bërë për vete këto vetura të interesuarit duhet t’i dorëzojnë deri më 05. mars 2016. në mesin e veturave, ka edhe Mercedes, Golf, Audi, BMW dhe vetura të tjera që shiten me çmim shumë të ulët. Madje, një BMW delfin e ka çmimin 300 euro, që sipas përllogaritjes, vetëm gomat bëjnë aq.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











