Lajme
Kosovë: Deri në vitin 2023 do të largohen edhe 1500 infermierë
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së përmes një komunikate për media ka thënë se është duke e përcjellë me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga QKUK-ja, e në veçanti të infermierëve.
“Pa dyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për të ngadalësuar këtë trend, duke ofruar kushtet për punë, por edhe ngritje pagash. Janë pikërisht infermierët e Mjekimit Intensiv, Teknikët e Anestezionit, instrumentarët, infermierët e Qendrës Emergjente, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do t’i vendoste para kolapsit total secilën nga këto klinika të lartpërmendura, pasi janë pikërisht këta profesionist që i mbajnë këto klinika ‘Up and Running’ pavarësisht mungesës së mjekëve”, thuhet në njoftim.
Sipas sindikatës, roli i tyre është kyç në funksionimin normal të punës.
E-Diaspora
-
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër... -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Two.jobs sjell inovacion në rekrutimin përmes rrjeteve sociale në festivalin “HR Festival Europe 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit













