Kosova
Kosovë: Detaje për personin që u gjet i vdekur nën ashensor, kishte mbi 86 mijë franga me vete
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka dhënë detaje për vdekjen e M.H., trupi i të cilit u gjet më 26 shkurt të këtij viti nën ashensorin e një ndërtese në Gjilan.
“Prokuroria njofton rreth personit të raportuar më 09 janar 2024 si person i humbur, i cili është gjetur pa shenja jete më 26 shkurt 2024. Në datën e lartcekur, rreth orës 22:45 minuta, nën ashensorin e një objekti banesor në Gjilan është gjetur pa shenja jete tani i ndjeri M.H. (1958), në të cilin objekt i njëjti ka banuar”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se ai ishte raportuar si i humbur dhe rasti ishte hetuar si rrëmbim për shkak se pas lirimit nga qendra e paraburgimit i njëjti posedonte 86,250 franga.
“Pas raportimit si person i humbur, dyshimet e para kanë qenë në drejtim të veprës penale ‘’Rrëmbimi’’, pasi i njëjti pas lirimit nga qendra e paraburgimit në Lipjan, më 09 janar 2024, kishte pasur me vete 86,250 franga zvicerane, prandaj Prokuroria Themelore në Gjilan ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale dhe veprime të shumta hetimore. Pas gjetjes së personit të zhdukur, në çantën e tij është gjetur edhe shuma e lartcekur e të hollave prej 86,250 franga zvicerane, si dhe 350 euro, tre telefona mobilë dhe sende të tjera personale”, sqarohet në njoftim.
Prokurori i shtetit ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Po ashtu janë angazhuar ekspertë nga Fakulteti Teknik, me qëllim të ekspertimit të funksionalitetit teknik të ashensorit, janë bërë urdhëresa për ekzaminimin e telefonave dhe janë ndërmarrë veprime tjera hetimore. Lidhur me veprimet e tjera të mëtutjeshme do të jeni të njoftuar me kohë.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike Zvicra përballet me mungesë banesash, qeveria propozon rritjen e fondeve... -
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara













