Kosova
Dyshohet për një ngjarje skandaloze në një shkollë fillore në Prishtinë
Nga drejtoria e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë kanë thënë se shkrimi i publikuar në media nuk ka asgjë të vërtetë dhe se bëhet fjalë për diçka tjetër
Dy nxënës të një shkolle fillore dyshohet se kanë ushtruar dhunë seksuale ndaj një vajze të klasës së parë.
Mediat në Kosovë sot gjatë ditës raportuan se një ngjarje skandaloze ka ndodhur gjatë të martës së kaluar (11.05.2021) në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Në oborrin e kësaj shkolle disa nxënësë të klasës së shtatë ngacmojnë seksualisht një vajzë të po kësaj shkolle të klasës së parë.
Mediat në Kosovë kanë arritur të sigurojnë dhe videon, ku shihet që të miturit me vetëdije të plotë aktin e tyre e xhirojnë dhe tallen me vajzën, e cila tenton të mbrohet.
Mirëpo, njëri nga djemtë e mban me forcë, e tjetri tenton t’ia fusë në gojë organin gjenital.
Madje, ata qeshin dhe xhiruesi (djali i tretë në këtë akt) i tregon që tashmë ka lëshuar videokamerën dhe po xhiron.
Sipas burimeve të mediave kosovare, për këtë rast është në dijeni edhe drejtoresha e shkollës, Jehona Oruqi.
Por kjo, sipas burimeve, vetëm i ka qortuar nxënësit, duke u thënë që nuk është dashur të shpërndahet kjo video.
Por, nga drejtoria e kësaj shkolle kanë thënë se shkrimi i publikuar në media nuk ka asgjë të vërtetë dhe se bëhet fjalë për diçka tjetër.
Ata kanë deklaruar se rasti është trajtuar nga Qendra për Punë Sociale dhe Policia.
“Ai shkrim nuk ka asgjë të vërtetë brenda. Ka ndodhur diçka tjetër, e është proklamuar diçka tjetër. Nuk ka dhunë seksuale. Asgjë prej saj nuk është e vërtetë. Është trajtuar nga Qendra për Punë Sociale dhe komuniteti i policisë”, kanë deklaruar nga shkolla.
Lidhur me këtë rast kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka thënë që rasti është duke u trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Prokurori i Shtetit.
“Nga zyrtarët e shkollës kemi pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit. Për shkak të moshës së personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe rrethanave specifike, me rekomandim të prokurorit, rasti po trajtohet nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











