Kosova
Kosovë: Gastronomia konsiderohet sektori më i rrezikuar nga ikja e punëtorëve
Gastronomia po konsiderohet si ndër sektorët që mund të atakohet më së shumti me ikjen e punëtorëve jashtë shtetit. Kësisoj, ky sektor ka filluar të marrë punëtorë të huaj. Kështu ka thënë për Ekonomia Online Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova qëndron më mirë se shtetet e rajonit sa u përket punëtorëve të këtij sektori, por që rrezikun, megjithatë, nuk e sheh si të vetmin sektor që përballet me mungesë të punëtorëve.
“Realisht shumë sektorë janë prekur nga liberalizimi i vizave si një masë lehtësuese e lëvizjes së lirë të njerëzve, gjë e cila nuk ka ndodhur më herët, normalisht që ka ndikuar edhe pakëz në rritjen e panikut në popull se është një përvojë e paprovuar në të kaluarën dhe tashti domethënë është hera parë që ballafaqohemi me një realitet të ri, por unë e konsideroj që është një rrjedhje normale, siç i ka prekur të gjitha vendet, tani po hyjmë në atë vlugun e popujve të cilët migrojnë dhe lëvizin, por kjo normalisht do t’i ketë shqetësimet e veta, sepse ne si vend nuk kemi përgatitur apo s’jemi parapërgatitur mjaftueshëm, ashtu që këtë situatë ta amortizojmë në mënyrë të mirë të mundshme, por realisht gastronomia është një ndër sektorët që do të preket nga ky lehtësim i lëvizjes bashkërisht me sektorin e shëndetësisë, me sektorin e ndërtimit, të cilat do të ndikojnë jashtëzakonisht shumë, sidomos do të këtë një migrim të trurit të një kategorie demografike një rinie, e cila po qe se është aset tepër i madh për vendin tonë në kuptimin e vlerës së fuqisë punëtore”, ka thënë Vranica.
Vranica pranon se gastronomia ka pranuar në punë emigrantë të shteteve të varfra.
“Ka pasur edhe një lloj ankete, e cila është bërë në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, na që jemi pjesë sektoriale, si shoqatë sektoriale në kuadër të OEK-ut normalisht që kemi qenë pjesë e këtyre anketave edhe normalisht që shihet sa kanë shfrytëzuar subjektet private në kuptimin e punëtorëve, domethënë ose pranimi në punë të emigrantëve të huaj, sepse non-stop standardi kërkohet nga një standard tjetër një popull më i varfër kërkon të migrojë të një popull i pasur, ashtu ka filluar, por jo me një masë të mjaftueshme”, u shpreh ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih










