Kosova
Kosovë, hapet edicioni i 23-të i panairit ndërkombëtar Agrokos
Në edicionin e 23-të të panairit, i cili mbahet për dy ditë me radhë, marrin pjesë 130 biznese ekspozuese
Në Prishtinë është hapur panairi ndërkombëtar Agrokos që mbulon sektorin e agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve, përcjell albinfo.ch.
Në edicionin e 23-të të panairit, i cili mbahet për dy ditë me radhë, marrin pjesë rreth 130 biznese ekspozuese, derisa pjesëmarrës janë edhe 5 komuna të rajoneve të ndryshme të Kosovës, si: Komuna e Pejës, Komuna e Gjilanit, Komuna e Malishevës, Komuna e Kamenicës dhe Komuna e Dragashit.
Secila prej komunave pjesëmarrëse në panair, po promovojnë rajonet e tyre me më së paku 5 biznese, ku në fokus e kanë shtrirjen e produkteve të tyre në gjithë tregun e vendit dhe ftojnë vizitorët t’i shijojnë ushqimet unike nga rajoni i Dukagjinit, Anamoravës, Sharrit dhe Rrafshit të Kosovës.
Po ashtu pjesëmarrës në këtë edicion janë edhe pavijoni i shtetit të Malit të Zi i përfaqësuar nga Oda ekonomike së bashku me një grup të bizneseve si dhe pavijoni i Bosnjë e Hercegovinës i përfaqësuar nga Oda ekonomike së bashku me një grup të bizneseve.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se panairi Agrokos është fryt i bashkëpunimit midis fermerëve, prodhuesve, industrisë dhe autoriteteve qeveritare. Ajo tha se industria prodhuese krijon vlerë të lartë të shtuar dhe është burim i rëndësishëm i të ardhurave kombëtare dhe rrit qëndrueshmërinë, andaj mbështetja qeveritare për ta është e madhe.
“Synojmë që deri në vitin 2030 industria e Kosovës të transformohet në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë”, theksoi Hajdari. Ajo shtoi se Kosova ka prekur shifra rekord të eksportit të mallrave me vlerë prej mbi 920 milionë euro apo 22 për qind rritje krahasuar me vitin 2021.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci tha se janë realizuar shumë hapa të ekonomisë agro-rurale duke e bërë atë më gjithëpërfshirëse, produktive, të qëndrueshme dhe konkurruese me tregun rajonal dhe ndërkombëtar.
“Nëse flasim vetëm për këtë vit, ministria të cilën e drejtoj ka përkrahur fermerët në ndërtimin e 35.5 hektarëve të kultivimit të produkteve në serë, në këtë rast për perime. Në aspektin e bilancit tregtar vlen të theksohet se viti i parë i qeverisjes, 2022, ka shënuar rritje të eksportit të prodhimeve bujqësore me vlerë 28.68 për qind krahasuar me vitin 2021 ndërsa trendi në rritje po vazhdon edhe gjatë këtij viti”, tha Peci.
Agrokos është ngjarja e vetme ndërkombëtare e këtij lloji në Kosovë dhe organizohet nga “Congress and Event Organization” (CEO), e cila është kompania e vetme e specializuar dhe e certifikuar në organizimin e panaireve dhe e eventeve biznesore, kompani e themeluar në vitin 2000 me zyrë në Kosovë dhe në Gjemani.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












