Kosova
Kosovë: Katër në gjendje të rëndë, nga 12 që po trajtohen në QKUK
Në Klinikën Infektive në Kosovë po trajtohen 12 pacientë me COVID 19.
Në raportin 14 orësh të Klinikës Infektive, i publikuar nga zëdhëndsi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, thuhet se 12 pacientë të infektuar me virusin korona janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, ku tetë prej tyre janë në gjendje stabile, kurse katër në gjendje më të rëndë, shkruan albinfo.ch.
Ai gjithashtu tha se nga ata katër, dy po trajtohen me oksigjenoterapi, kurse dy të tjerë janë në kujdes intenziv.
Postimi i Hotit:
Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 12 pacientë me Covid-19.
Prej tyre:
• 8 pacientë janë në gjendje stabile;
• 4 në gjendje më të rëndë (prej të cilëve 2 janë me oksigjenoterapi në reparte të klinikës, ndërsa 2 në mjekim intensiv).
3 pacientë të tjerë, të cilët kanë rezultuar negativ në Covid-19, e vazhdojnë mjekimin në klinikë, kurse 3 të tjerë janë në pritje të rezultateve për SARS-Cov-2 (Covid-19)./albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri














