Kosova
Kosovë, kërkohet heqja e orës policore dhe e maskave
Sot, Asociacioni i Komunave të Kosovës i është drejtuar me një kërkesë ushtrueses së detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.
Kryetarët e Komunave në këtë kërkesë kanë thënë se vlerësojnë se ka ardhur koha që të hiqet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve (ora policore) nga data 17 tetor 2021 si dhe që të hiqet edhe ndëshkimi i qytetarëve në rastet kur një person i vetëm është në lëvizje dhe nuk bart maskën.
Në këtë kërkesë thuhet:
“Falë punës së përbashkët mes institucioneve të Kosovës, fatmirësisht, numri i rasteve infektuese me Covid-19 është në rënie e sipër, ashtu edhe i rasteve me fatalitet.
Për këtë arsye por edhe për faktin se të dielën kemi zgjedhjet lokale, Kryetarët e Komunave mendojnë që;
1. Ka ardhur koha që të hiqet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve (ora policore) nga data 17 tetor 2021.
2. Mendojmë se do të ishte shumë e arsyeshme që të hiqet edhe ndëshkimi i qytetarëve në rastet kur një person i vetëm është në lëvizje dhe nuk bart maskën.
Këto do të duhej të ndodhnin edhe për arsyet si:
a. Ditën e 17 tetorit mund te këtë komuna që kryetarët fitojnë pa balotazh, andaj do të jetë pothuaj e pamundur që në ato komunat të ndalen festimet e mundshme të qytetarëve.
b. Duke ditur se procesi i numërimit të votave do të mund të vazhdojë deri natën vonë, vëzhguesit dhe komisionerët, të cilët do të jenë në numër të konsiderueshëm, do të lëvizin edhe pas orës 22.00.
c. Në anën tjetër, dënimet dhe ndëshkimet e mundshme të Policisë dhe Inspektoratit të AUV për pjesëmarrësit e festimeve zgjedhore mund të shkaktojnë pakënaqësi tek qytetarët dhe mund të kemi situata të pakëndshme deri në ndonjë provokim të ndonjë incidenti, i cili do t’i zbehte organizimin e zgjedhjeve lokale, për të cilën Kosova është e njohur në organizim të mirë të zgjedhjeve dhe pa incidente.
d. Në këtë kontekst, është vlerësuar pothuaj se masa e kufizimit të qytetarëve nuk mund të sjellë ndonjë rezultat negativ në këtë drejtim, meqë kafenetë dhe restorantet janë të stërmbushura me qytetarë, kurse numrat e të infektuarve dhe rasteve me fatalitet fatmirësisht janë duke rënë dhe në një aspekt kemi hyrë në vënien në kontroll të kësaj pandemie në këtë moment.
e. Në këtë kuadër të vlerësimit të masave, së bashku me heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, mendojmë se do të ishte shumë e arsyeshme që të hiqet edhe ndëshkimi i qytetarëve në rastet kur një person i vetëm është në lëvizje dhe nuk bart maskën – thuhet ndër të tjera në kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv, z.Sazan Ibrahimi.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













