Kosova
Kosovë: Konfiskohen mbi 80 kilogramë drogë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 80 kilogramë narkotik të dyshuar të llojit heroinë në Han të Elezit.
Drejtori i antidrogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli tha se pas informacioneve që kanë pranuar pranuar nga Dogana për dyshimin e gjetjes së substancave narkotike, i janë bashkëngjitur kësaj kontrolle dhe kanë gjetur sasinë e cila përafroheshit arrin në 83 kilogramë e 592 gramë.
“Hetuesit policor më pas kanë marrë veprime në teren në bashkëpunim me prokurorin Shukri Jashari dhe kemi vazhduar në lokacione dhe bastisje në disa vende të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe në rajonin e Pejës.Deri më tani siç tha edhe prokurori janë shtatë persona të dyshuar të ndaluar për 48 orë dhe dy persona së paku janë në kërkim”, tha Murseli, transmeton Albinfo.ch.
“Janë konfiskuar edhe dy vetura më specifike, një LandRover dhe një komi dhe për këtë kemi involvuar autokimket dhe njësitë e financave. Drejtoria e Antidrogës falënderon Doganën e Kosovës për bashkëpunimin dhe koordinimin njëashtu dhe policinë kufitare që ofroi mbështetjen e të gjitha raste”, theksoi tutje Murseli.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













