Kosova
Kosovë: Kush nuk bart maskë, vepër penale
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar para mediave lidhur me situatën e tanishme të krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.
Hoti tha se nuk duhet lejuar që gjendja të dalë jashtë kontrollit dhe se jeta e qytetarëve është prioritet i qeverisë.
“Kemi 49 raste me fatalitet, Klinka Infektive është e stërmbushur, nuk ka vende më për njërëz në klinikë. Tash ministri, Drejtori i Institutit janë duke krijuar hapësira shtesë nëpër klinika të tjera dhe spitale regjionale, masat janë të thjeshta, shumë të thjeshta dhe të qarta: maskat, distanca fizike, larja e duarve, tri gjëra të thjeshta. Jemi të obligueshëm të gjithë t’i ndërmarrin këto masa, kur ecim në rrugë, në autobus, kur shkojmë në punë, biznes apo barnatore, gjithkund.
Çdokush që nuk i zbaton këto masa, bën vepër penale, sepse rrezikon jetën e vet dhe të qytetarëve të tjerë. 2 mijë e 677 raste deri sot të prekur me COVID-19, për momentin i kemi 113 që janë të hospitalizuar, gjashtë në gjendje të rëndë, stafi shëndetësore po bën maksimumin dhe del që 8% e rasteve totale janë mjekët, stafi shëndetësor që janë prekur nga kjo sëmundje, sepse janë fronti, vija e parë e përballjes”, tha Hoti.
Ai shtoi se janë duke menduar për masën e karantinimit në lokacione ku janë paraqitur më shumë raste.
“Të gjitha institucionet janë të rrezikuara dhe duke qenë të rrezikuar, rrezikun e bartim në shtëpi, te fëmijët e prindërit tanë. Situata është nën kontroll të brishtë, por duhet punuar shumë bashkë që të mbajmë situatën nën kontroll dhe të menaxhohet situata. Diskutuam në detaje për masat që do të ndërmarrin menjëherë qysh në mbledhjen e ardhshme, nëse ka nevojë për vendime për të gjithë ata që ndoshta kanë nevojë për punë nga shtëpia, do të merremi vesh t’i lirojmë, do të mbyllen biznese ku ka raste të paraqitura, duhet detyrimisht përmes organeve të rendit të kontrollohen që personat që janë të infektuar të mbesin të izoluar, pasi paraqesin rrezik për qytetarët e tjerë, duhet aktivizuar Shtabet Lokale të komunave, duhet të ngrisin nivelin e aktivizimit të tyre.
Inspektorati Sanitar do të ndërmarrë masa në përputhje me Ligjin për Sëmundje Ngjitëse, kam fjalën për masat ndëshkuese. Inspektorët do të jenë 24 orë në rrugë, duke ecur në rrugë, në kafe, në barnatore e kudo.
Nëse nuk mbani maskë, do të dënoheni në përputhje me ligjin, jemi duke konsideruar nëse duhet të ndërmarrin masat për karantinimin e disa prej lokacioneve ku ka më shumë raste të paraqitura. Do të ndalojmë grumbullimin e qytetarëve, në hapësira të hapura e të mbyllura në më shumë se 100 persona në çdo situatë, duhet rregulluar pak më mirë ceremonitë mortore”, shtoi kryeministri kosovar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












