Kosova
Kosovë, mbi 1 mijë punëtorë shëndetësorë të infektuar me Covid
Është bërë e ditur se që nga shfaqja e pandemisë COVID-19 në Kosovë mbi një mijë e 200 punëtorë shëndetësorë janë infektuar me këtë virus.
Vetëm gjatë këtyre gjashtë muajve, 485 mjekë brenda klinikave dhe spitaleve publike u infektuan me Coronavirus, e 200 prej tyre vazhdojnë të jenë raste aktive.
Ndërkaq, vetëm 11 të tjerë janë jashtë institucioneve shëndetësore.
Në mesin e mjekëve të cilët po përballen me këtë virus është edhe drejtori i Klinikës së Emergjencës, Basri Lenjani, e cili tash e 6 ditë gjendet në vetizolim bashkë me gruan e tij dhe djalin, të cilët rezultuan pozitivë në testet për Covid-19.
Derisa Lenjani thotë të jetë i shqetësuar me numrin e madh të stafit shëndetësor të cilët po infektohen nga ky virus, bën thirrje që gjatë izolimit të infektuarit të kenë kujdes të shtuar me shëndetin mendor.
Federata Sindikale e Shëndetësisë numrin e madh të mjekëve që u infektuan gjatë kësaj periudhe e cilëson si shqetësues.
Sipas udhëheqësve të FSSH-së, betejën me Covid-19 po e humbin edhe mjekët të cilët nuk janë drejtpërsëdrejti të lidhur me trajtimin e pacientëve të infektuar.
E më shumë se mjekët gjatë kësaj kohe u infektuan infermierët nga ky virus.
Mbi 700 infermierë rezultuan pozitivë me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa numri i lartë i të infektuarve u shënua gjatë korrikut, ku u infektuan 200 infermierë gjatë punës së tyre nëpër klinika e spitale, raporton Koha.
Gjatë kësaj periudhe, në mesin e stafit shëndetësor u infektuan edhe 34 farmacistë të infektuar, 14 fizioterapeutë, dhe 13 teknikë të farmacisë.
Ndërsa të enjten, në orën 21:00, në shenjë nderimi për vdekjen e të gjithë mjekëve gjatë kësaj kohe nga Covid-19, Oda e Mjekëve të Kosovës u ka bërë thirrje mjekëve dhe kanë ndezur qirinj në shenjë respekti për ta.
E-Diaspora
-
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit Ngjarja ndodhi në linjën Pescara–Milano railway, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe dyshimet për akt të... -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














